Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër, të enjten, në ora .
Intervista me Thaçin vjen në një periudhë vendimtare, pak javë para shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Aktgjykimi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar të shpallet më në Hagë.
Hashim Thaçi – “Të jetoj i lirë”, të enjten në në Debat Plus. Nga arrestimi deri te aktgjykimi Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare.
Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan dhe u transferuan në Hagë në nëntor të vitit 2020, ndërsa pas më shumë se tre vjetësh nga fillimi i gjykimit, tashmë pritet shpallja e aktgjykimit më . Tetor 2020 – konfirmohet aktakuza Më , gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Aktakuza fillestare u bë publike më .
Ajo më vonë u ndryshua disa herë, ndërsa versioni aktual i aktakuzës u dorëzua më . Nëntor 2020 – arrestimi dhe transferimi në Hagë Katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan më 4 dhe dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Hashim Thaçi u arrestua më 5 nëntor, ditën kur dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.
Thaçi dhe Jakup Krasniqi dolën para gjyqtarit më 9 nëntor, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi më 10 dhe 11 nëntor. Të katër u deklaruan të pafajshëm për akuzat. 2021-2022 – ndryshohen dhe zgjerohen akuzat Procesi paraprak zgjati më shumë se dy vjet. Gjatë kësaj periudhe, aktakuza u ndryshua disa herë. Ajo u ndryshua më , më dhe më .
Ndryshimet përfshinë, ndër të tjera, pretendime për qendra të reja ndalimi dhe incidente të tjera të përndjekjes dhe vrasjeve. Më , të katër të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm ndaj akuzave të reja. Prill 2023 – filloi gjykimi Pas përfundimit të fazës paraprake, më nisi zyrtarisht gjykimi.
Ditën e parë, Prokuroria Speciale paraqiti deklaratën hyrëse, ndërsa më 4 dhe 5 prill deklaratat hyrëse i paraqitën ekipet e mbrojtjes së të akuzuarve. Ky ishte momenti kur çështja kaloi nga faza e procedurave paraprake në gjykimin e plotë. 2023-2025 – dëshmitë dhe provat Për më shumë se dy vjet, gjykata dëgjoi dëshmitarë dhe shqyrtoi prova të paraqitura nga palët.
Prokuroria e përfundoi paraqitjen e rastit më . Në këtë fazë, Prokuroria kishte paraqitur pjesën kryesore të provave të saj para trupit gjykues. Në korrik 2025, Mbrojtja e Viktimave paraqiti provat e saj. Më , trupi gjykues hodhi poshtë një kërkesë të përbashkët të mbrojtjes për rrëzimin e akuzave sipas Rregullës 130.
Shtator-dhjetor 2025 – faza e mbrojtjes Më filloi paraqitja e provave nga mbrojtja. Në këtë fazë, prova paraqitën vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e Thaçit solli në gjykatë edhe dëshmitarë të profilit të lartë, përfshirë ish-diplomatë amerikanë. Më , mbrojtjet e Thaçit dhe Krasniqit mbyllën çështjet e tyre.
Më , trupi gjykues deklaroi të mbyllura procedurat e paraqitjes së provave. Në total, në gjykim kanë dëshmuar 134 dëshmitarë në sallën e gjyqit: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë nga mbrojtja. Janar-shkurt 2026 – faza përfundimtare Më , palët dorëzuan parashtrimet përfundimtare me shkrim. Më pas, nga 9 deri më , u mbajtën deklaratat përmbyllëse.
Në këtë fazë, Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave paraqitën argumentet e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Në fund folën edhe të akuzuarit. Pas deklaratave përmbyllëse, trupi gjykues hyri në fazën e deliberimit, pra në shqyrtimin e brendshëm të provave dhe argumenteve për të marrë vendimin.
Maj-korrik 2026 – caktohet data e aktgjykimit Fillimisht, trupi gjykues kishte afat për shpalljen e vendimit, por më e zgjati afatin me 60 ditë. Më , Dhomat e Specializuara njoftuan zyrtarisht se aktgjykimi do të shpallet më: .
