Barcelona gjen portier të ri për 3 milionë euro

0%

Barcelona ka piketuar që tani pasuesin e Wojciech Szczesny, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2027. Sipas Sport, Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët me Fenerbahce për transferimin e portierit kroat, Dominik Livakovic, për 3 milionë euro plus bonuset.

Sipas raportimit në fjalë, Barcelona do të mbyllë transferimin e Livakovic këtë verë dhe kroati do të huazohet te Dinamo Zagreb ose diku tjetër. Ndërkohë, Fabrizio Romano konfirmon marrëveshjen mes plaëve me ndryshimin e vetëm që sipas tij Livakovic do vazhdojë të qëndrojë te Fenerbahce edhe për këtë sezon, por si huazim.

Burimi: Bota Sot