Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shpallur në shitje 258 prona në gjithë Kosovën. Sipas njoftimit, në këto prona në shitje bëjnë pjesë njësi bujqësore, shumë prej tyre me tokë të cilësisë së lartë për bujqësi intensive dhe pemëtari; njësi rezidenciale, ideale për zhvillim të banimit urban e rural; asete me funksione të ndryshme komerciale, të përshtatshme për investime afariste; depo me potencial për shfrytëzim logjistik apo magazinues dhe lokale afarist, që përfaqësojnë mundësi të rralla për zhvillim biznesi.
“Asetet janë të shpërndara në 6 rajonet e Kosovës. Kjo valë e shitjeve synon të nxisë zhvillimin ekonomik përmes krijimit të mundësive konkrete për investime në bujqësi, banim, tregti dhe shërbime, kurse pronat janë me sipërfaqe që variojnë nga njësi të vogla për investitorë individualë, deri në prona të mëdha që mund të transformohen në qendra zhvillimi rural, agrobiznesi apo projekte banimi.” – njofton Agjencia.
Agjencia ka ftuar investitorët e interesuar që të marrin pjesë për blerjen e këtyre pronave duke i dorëzuar ofertat e tyre në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë më , nga ora deri në orën , të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilën njësi.
“Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora . Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.” – vazhdon njoftimi i AKP-së.
