Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Liqenin e Komanit, ku dyshohet se dy mjete lundruese janë përplasur aksidentalisht me njëra-tjetrën. Fillimisht u raportua për tetë persona të plagosur, por sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, 2 prej tyre turistë të huaj, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës , ndërsa personat e tjerë që ndodheshin në dy mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Mësohet se të gjithë personat që ndodheshin në dy skafet janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës , në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.
Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
