Banorët e fshatit Terstenik në Komunën e Drenasit po përballen me grumbullimin e mbeturinave, të cilat sipas tyre nuk janë larguar prej më shumë se një muaji. Një banor i është drejtuar Gazetës Sinjali duke dërguar pamje nga gjendja e krijuar në fshat, teksa ka thënë se banorët kanë kontaktuar disa herë zyrën përkatëse në Drenas, por pa rezultat.
“Fshati Terstenik, Komuna e Drenasit, mbi një muaj pa i marrë mbeturinat. Pesë herë kemi thirrur zyrën në Drenas, veç po na thonë sot, nesër”, ka thënë banori. Në pamjet e dërguara shihet një sasi e madhe e mbeturinave të grumbulluara pranë kontejnerëve. Banorët kërkojnë që të ndërmerret veprim sa më shpejt për largimin e mbeturinave dhe rikthimin e pastërtisë në zonë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
