Llapi prezanton blerjen e radhës, futbollistin me përvojë edhe

0%

Llapi prezanton blerjen e radhës, futbollistin me përvojë edhe ndërkombëtare! KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Drilon Sadiku, i cili nga ky edicion do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër. Sadiku është një futbollist me eksperiencë në futbollin vendor dhe ndërkombëtar, duke qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë, Kroaci dhe Belgjikë.

Me cilësitë e tij në repartin ofensiv dhe eksperiencën e akumuluar gjatë karrierës, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën llapjane.

Burimi: Bota Sot