AL TRADE ka shënuar sot fillimin e një projekti të ri në Fushë Kosovë, me vendosjen e gurthemelit të objektit Linda 25. Projekti i ri vjen si vazhdimësi e investimeve të kompanisë dhe përvojës së saj 27-vjeçare në sektorin e ndërtimit.
Linda 25 është konceptuar si një projekt modern, me fokus në krijimin e hapësirave të përshtatshme për familjet dhe investitorët, duke synuar të jetë një mundësi e re për ata që planifikojnë të investojnë në të ardhmen e tyre. Me rastin e vendosjes së gurthemelit, Artan Ramaj nga AL TRADE tha se projekti përfaqëson vazhdimësinë e rrugëtimit të kompanisë dhe të punës së saj ndër vite. “
Përgjatë 27 viteve kemi dëshmuar se me punë, seriozitet dhe besueshmëri të ndërsjellë ndërtojmë projekte që qëndrojnë kohës. Linda 25 është vazhdimësia e kësaj historie dhe një hap drejt së ardhmes “, u shpreh Artan Ramaj, menaxher i Burimeve Njerëzore dhe Marketingut në AL Trade.
Ai falënderoi gjithashtu partnerët, bashkëpunëtorët dhe klientët për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm ndaj AL TRADE përgjatë 27 viteve të veprimtarisë së kompanisë. Me fillimin e punimeve për Linda 25, vazhdon zgjerimin e portofolit të saj me një projekt të ri në Fushë Kosovë, duke sjellë një tjetër mundësi banimi dhe investimi në një zonë me zhvillim të vazhdueshëm.
Kontaktoni zyrën e shitjes së Al Trade për të marrë më shumë informacione rreth banesave dhe lokaleve në dispozicion dhe zgjidhni pronën që përputhet më së miri me nevojat tuaja.
