“Kah po dilni bre?”: Benzat u vodhën në Gjermani, Policia i gjen në

0%

Tre vetura luksoze, të dyshuara se janë vjedhur në Gjermani, kanë përfunduar në Shqipëri, ku janë zbuluar dhe sekuestruar nga Policia e Tiranës. Vlera totale e tyre arrin në rreth 450 mijë euro, ndërsa dyshohet se automjetet janë trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre.

Në kuadër të operacionit “Stolen Line” janë sekuestruar një “Mercedes Benz G-Class 63 AMG”, me vlerë rreth 200 mijë euro, një “Mercedes Benz GT 63 AMG”, me vlerë rreth 150 mijë euro dhe një “Mercedes Benz S-Class 580e”, me vlerë rreth 100 mijë euro.

Për rastin, tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën dyshimin për trafikimin e automjeteve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com