Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro drejtuesin e një kamioni dhe kompaninë që e ka në pronësi kamionin, pasi disa blloka ndërtimorë kanë rënë nga kamioni në rrugën Zhur–Dragash, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në vendin e njohur si “Laku i Keq”.
“Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) Prizren ka pranuar informacionin se në rrugën Zhur–Dragash (te Laku i Keq) nga një mjet transportues kishin rënë në rrugë disa blloka ndërtimorë, duke penguar dhe rrezikuar qarkullimin e automjeteve” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se drejtuesi i kamionit kishte vazhduar rrugën pa u ndalur, ndërsa mjeti është lokalizuar dhe ndaluar më pas në bashkëpunim me patrullën e Stacionit Policor të Dragashit.
“Në bashkëpunim me patrullën policore të Stacionit Policor të Dragashit, është arritur të ndalohet mjeti transportues, një kamion me tabela vendore, pronë e një kompanie nga Prizreni” – ka njoftuar Policia. Drejtuesit të kamionit dhe kompanisë i janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Ndërkaq, bllokat ndërtimorë janë larguar nga rruga nga kompania e autorizuar dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri në komunikacion, të parandalojë rreziqet dhe të garantojë një qarkullim të lirë e të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik” – thuhet në njoftim.
