NATO ka deklaruar se është e gatshme të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për mbrojtjen e aleatëve të saj, pas raportimeve se Irani ka shqyrtuar mundësinë e sulmeve ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Evropë. Sipas raportimeve, në Teheran janë analizuar skenarë për goditjen e bazave amerikane në Evropën Juglindore, në rast se SHBA-ja përshkallëzon operacionet ushtarake.
Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se aleanca ka kapacitete të fuqishme mbrojtëse dhe parandaluese. “NATO është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, ka thënë zyrtari.
Ai ka përmendur edhe mbrojtjen ajrore të NATO-s gjatë këtij viti, duke theksuar se aleanca ka interceptuar katër raketa balistike të lëshuara nga Irani drejt Turqisë. Ndërkohë, sipas raportimeve, si objektiva të mundshëm në rast të një përshkallëzimi janë shqyrtuar instalime ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë ato në Bullgari.
Po ashtu, në mesin e skenarëve të shqyrtuar nga ushtria iraniane raportohet se është edhe mundësia e goditjes së kabllove nënujore të fibrave optike në Ngushticën e Hormuzit. Teherani, sipas këtyre raportimeve, po shqyrton mundësi të ndryshme hakmarrjeje në rast të zgjerimit të konfliktit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
