Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut. Policia është njoftuar për rastin rreth orës , ndërsa në aksident janë përfshirë tri vetura. Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
