Incident në liqenin e Komanit! Përplasen dy skafe pranë Lumit të

0%

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar plagosjen e disa personave.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë, burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Burimi: Bota Sot