PDK kërkon vazhdimin e seancës: Shkelja e afatit s’e shuan detyrimin

0%

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari që të thërrasë vazhdimin e seancës për nesër në orën . Në shkresën drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, kjo parti kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. “Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në kërkesën e këtij subjekti politik.

PDK-ja i referohet gjithashtu jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. “Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, theksohet në kërkesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot