Blloqet ndërtimore bien në rrugën Zhur–Dragash, gjobitet shoferi dhe

0%

Policia ka ndërhyrë pas rënies së disa blloqeve ndërtimore në rrugën Zhur–Dragash, në vendin e njohur si “Laku i Keq”, duke rrezikuar dhe penguar qarkullimin e automjeteve. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës , kur patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren ka pranuar informacionin se nga një mjet transportues kishin rënë blloqe ndërtimore në rrugë.

Patrulla ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është konstatuar se drejtuesi i kamionit kishte vazhduar lëvizjen pa u ndalur. Në bashkëpunim me Policinë e Stacionit në Dragash, është arritur të ndalohet kamioni me tabela vendore, në pronësi të një kompanie nga Prizreni.

Për këtë rast, policia i ka shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje si drejtuesit të mjetit, ashtu edhe personit juridik, në bazë të Ligjit për Trafikun 08/L-186. Ndërkohë, kompania e autorizuar ka larguar menjëherë blloqet nga rruga, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e rreziqeve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Burimi: Telegrafi