Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Deri në orën janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 janë nën monitorim. Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore. Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar edhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Në Dajt të Tiranës, operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 forca të MZSH-së dhe 5 forca të AZM-së. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, Tiranë, vatra është riaktivizuar dhe forcat e MZSH-së vijojnë ndërhyrjen. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat. Në Lufaj të Mirditës, zjarri mbetet aktiv me intensitet të ulët.
Në terren ndodhen 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Tërbun të Pukës, operacioni vijon për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.
Përmirësim raportohet edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Në Qafë Helmes, vatra është izoluar, ndërsa operacionet vijojnë me forcat lokale. Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren. Në tërësi, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa deri në orën nuk është raportuar rrezik për zonat e banuara.
