Pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit janë rrënuar të mërkurën () nga Inspektorati Mjedisor. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila tha se aksioni është ndërmarrë për mbrojtjen e pronave publike dhe hapësirave natyrore.
“5 objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit janë rrënuar sot nga Inspektorati Mjedisor.Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri”- shkruan Pacolli. Ajo tha se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të, siç u shpreh ajo, vendosjes së ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës.
“Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës”- ka shkruar tutje Pacolli. Në muajin qershor dhe korrik rrënime janë bërë edhe buzë Liqenit të Ujmanit.
Në atë kohë, ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, kishte paralajmëruar rrënime edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Më , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli njoftoi në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë.
Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor. Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka shkruar Ministrja Pacolli.
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se edhe më , ka vazhduar aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronat publike përreth Liqenit të Ujmanit, duke theksuar se deri atë ditë janë shembur 17 objekte. “Përreth Liqenit të Ujmanit deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa.
Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”– ka shkruar Pacolli.
