Raportimi i Sinjalit për aksionin në Prizren, ndalohen për 48 orë tre

0%

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë konfirmuar raportimin e Gazetës Sinjali për aksionin e zhvilluar dje në Prizren, ku u arrestuan tre persona të dyshuar për fajde.

Ekskluzive | Aksion kundër fajdesë në Prizren – Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda në bastisje në disa lokacione Sinjali raportoi ekskluzivisht për aksionin dhe arrestimin e Fadil Selimit, Beqir Selimit dhe Arsim Doganit , ndërsa tashmë Policia ka bërë të ditura detajet e operacionit dhe ka konfirmuar se ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh .

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdes në Prizren Operacioni është realizuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë, tre të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “fajde”, ndërsa ndaj tyre janë ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të caktuar. I dyshuari Beqir Selimi, përveç veprës penale të “fajdesë”, dyshohet edhe për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “aksident trafiku me lëndime”.

Ekskluzive: Ky është “fajdexhiu” që tentoi t’i ikte policisë, goditi me veturë policin dhe 17-vjeçaren Sipas Policisë, gjatë tentimit për t’i shmangur arrestimit, ai ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe një qytetare, duke i lënduar ata.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit, lidhur me këtë rast, në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë, duke e detyruar atë të veprojë në dëm të pasurisë së tij. Si rezultat i veprimeve të dyshuara të kundërligjshme, viktimës i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarve në tri lokacione të ndryshme në komunën e Prizrenit , ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale.

Ekskluzive: Bastisja në Prizren, në cak dyshohet se janë edhe substancat narkotike Ekskluzive: Ky është njëri nga lokacionet ku Policia po kryen bastisje në Prizren Ekskluzive | Aksion kundër fajdesë në Prizren – Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda në bastisje në disa lokacione EKSKLUZIVE | Si i goditi “fajdexhiu” i dyshuar në Prizren, gjatë ikjes, policin, një veturë dhe një 17-vjeçare?

Aksioni kundër “fajdexhinjve” në Prizren: Nga bastisjet te arrestimet – krejt çka dihet deri më tani Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com