Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa

0%

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj funksionimit të VLEN, duke e cilësuar atë si një projekt të ndërtuar mbi kundërshtimin ndaj BDI-së dhe jo mbi një vizion të përbashkët politik. Sipas Osmanit, dobësia e VLEN-it nuk është vetëm pasojë e menaxhimit të keq, por lidhet me mënyrën se si është krijuar ky koalicion.

“Brenda VLEN-it u mblodhën fragmente politike me prejardhje, ideologji, lidhje, interesa dhe ambicie të ndryshme personale”, shkruan Osmani. Ai thotë se partitë përbërëse të koalicionit nuk kanë pasur një ide të përbashkët, hierarki të pranuar apo një qendër autonome vendimmarrjeje.

Osmani e përshkruan VLEN-in si “koalicion negativ”, duke argumentuar se aleanca është mbajtur e bashkuar kryesisht nga një kundërshtar i përbashkët – BDI-ja. Sipas tij, pas largimit të BDI-së nga Qeveria, OBRM-PDUKM-ja është shndërruar në forcën qendrore në marrëdhëniet mes komponentëve të VLEN-it.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“OBRM-PDUKM-ja u bë arbitri i jashtëm i marrëdhënieve mes tyre: kush merr ministri, kush kontrollon drejtori, kujt i forcohet struktura lokale dhe kush gëzon mbrojtje politike”, pretendon Osmani. Ai vlerëson se kjo ka krijuar një situatë ku secili komponent i VLEN-it ka ndërtuar marrëdhënie më të forta me OBRM-PDUKM-në sesa me partnerët brenda koalicionit.

Osmani e quan këtë “mekanizëm të kontrollit përmes fragmentimit”, duke thënë se kundërshtimi ndaj partnerit dominues mund t’u kushtojë partive shqiptare pozitat që mbajnë në pushtet. Në reagimin e tij, Osmani kritikon edhe mënyrën se si paraqiten institucionet shtetërore dhe identiteti i shtetit.

“VLEN-i shërben si instrument institucional, përmes të cilit një projekt maqedonas merr firmën shqiptare”, shkruan ai. Sipas Osmanit, institucionet e përbashkëta gradualisht emërtohen si “maqedonase”, ndërsa prania e ministrave shqiptarë përdoret për të krijuar pamjen e një qeverie multietnike.

Burimi: Telegrafi