Aksident tragjik në Brazil, kamioni dhe autobusi përplasen kokë më

0%

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi në orët e para të ditës së sotme, në Paraná të Brazilit jugor. Kjo pas një përplasjeje ballë për ballë midis një autobusi dhe një kamioni me rimorkio. Sipas kompanisë së menaxhimit të autostradave Via Araucária, 20 pasagjerë të autobusit vdiqën në vend.

Kurse, shoferi i kamionit në fund nuk i mbijetoi plagëve të marra, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 21.

Burimi: Bota Sot