Aleanca përsërit qëndrimin rreth çështjes së presidentit, kërkon

0%

Deputetët e Aleancës, Burim Ramadani dhe Time Kadrijaj, duke folur para mediave më , kanë thënë se Aleanca nuk ka problem me emrat e kandidatëve për presidentë por me përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale politike. Me këtë rast, ata kanë ritheksuar gjashtë kërkesat e partisë së tyre për të mbështetur formimin e institucioneve.

Time Kadrijaj, e cila në vazhdimin e fundit të seancës konstituive gjuajti me vezë në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se nuk do të vepronte ashtu sikur të konstituohej Kuvendi. “Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse kish ndodhë konstituimi i Kuvendit nuk kish pasë gjuajtje me vezë. Nuk ka pasë skenar tjetër. S’ka pasë organizim tjetër.

Ky është një manipulim i radhës i LVV-së. Unë kam marrë aksion simbolik që ky njeri [Albin Kurti] të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”- deklaroi Kadrijaj. Ndërsa Ramadani derisa foli për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit tha se Aleanca është për përmbajtje e jo për ‘dukje e emra’. Sipas tij, me rëndësi për Aleancën është “çka” e jo “kush”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Për ne është e rëndësishme se institucionet e ardhshme të Kosovës a do e fusin Kosovën në gazin amerikan; a do të krijojnë kapacitetet me qymyr për energjetikën e Kosovës, dhe në secilin variant të partive tjera, ne do të shohim se çka ka në ato marrëveshje dhe jo kush janë.

Aleanca mbetet në qëndrimin e vet sepse ka qenë e para dhe e vetmja që flet për përmbajtje e jo për emra.”- deklaroi ai. Gjatë ditëve të fundit, në vend është ngritur dilema nëse Albulena Haxhiu u.d. presidente e vendit pasi u betua si deputete.

I pyetur nga Kallxo.com se a duhet të i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar këtë situatë, Ramadani ka thënë se secila temë duhet të trajtohet. “Secila çështje mbetet e lidhur me gjendjen jokushtetuese, përkatësisht me nevojën që Kosova të kalojë këtë bllokadë e cila është politike e jo kushtetuese. Në rast se ka vullnet politik sistemi funksionon…

Ne do t’i trajtojmë veç e veç secilën (prej temave) por është e pamundur që të gjitha t’i trajtojmë për një ditë”- tha ai. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin për emra konkretë.

Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan; të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr; të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro; të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë; të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën; si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.

Burimi: Kallxo