Të paktën pesë të vrarë në Ukrainë gjatë natës nga sulmet ruse

0%

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Katër nga viktimat u shënuan në distriktin Korabelny të Hersonit, pasi një minibus u godit gjatë sulmit, bëri të ditur guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin. “Katër persona u vranë si pasojë e këtij sulmi terrorist… Katër gra të tjera u plagosën.

Ato aktualisht ndodhen në spital”, tha Prokudin. Një person tjetër u vra në rajonin jugor të Zaporizhzhias, ndërsa shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet ukrainase thanë se gjatë sulmeve arritën të rrëzonin 58 dronë, por mbrojtja ajrore duket se nuk ishte në gjendje të ndalonte raketat balistike.

Ukraina po përballet me mungesë të konsiderueshme të interceptorëve për sistemet e mbrojtjes ajrore. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi mëngjesin e së mërkurës se kishte goditur mjete lundruese ukrainase në Detin e Zi, në juglindje të Odesës, si dhe tanke magazinimi në Çornomorsk. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com