LONDRA THËRRET

0%

Nga: Joe Strummer dhe Mick Jones (The Clash, 1979) Përktheu: Agron Shala Londra thërret qytetet e largëta Lufta tashmë është shpallur dhe beteja po zbret Londra thërret botën e nëndheshme Dilni nga dollapët, ju djem e vajza Londra thërret, tani mos prisni ndihmë nga ne Bitëlmania e rreme ka marrë fund Londra thërret, shih ti, ne s’kemi më ritëm Përveç tingëllimës së atij shkopi të gomës Epoka e akullnajave po vjen, dielli po afrohet me shpejtësi Pritet shkrirja, gruri po rrallohet Motorët po ndalen, por unë nuk kam frikë Sepse Londra po fundoset dhe unë jetoj pranë lumit (Londra thërret) Zonën e imitimit Harroje, vëlla, mund t’ia dalësh edhe vetë Londra thërret zombit e vdekjes Mos rezisto më dhe merr edhe një herë frymë Londra thërret dhe unë nuk dua të bërtas Por, ndërsa po flisnim, të pashë teksa dremisje Londra thërret, shih ti, ne s’kemi asnjë Hajd Përveç atij me sytë e verdhë Epoka e akullnajave po vjen, dielli po afrohet me shpejtësi Motorët po ndalen, gruri po rrallohet Një gabim bërthamor, por unë nuk kam frikë Sepse Londra po fundoset dhe unë, unë jetoj pranë lumit Tani, dëgjoje këtë (Londra thërret) Po, edhe unë isha atje Dhe, e di ti çfarë thanë?

Epo, një pjesë ishte e vërtetë (Londra thërret) Në frekuencën më të lartë Dhe, pas gjithë kësaj, a nuk do të ma japësh një buzëqeshje? (Londra thërret) Kurrë nuk jam ndier njësoj, njësoj, njësoj …

Burimi: Telegrafi