Kadrijaj për hedhjen e vezëve ndaj Kurtit: Ishte aksion spontan, s’ka

0%

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe simbolik, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar apo organizim tjetër politik. Në një konferencë për media të Aleancës, Kadrijaj tha se veprimi i saj kishte për qëllim kërkesën për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

Ajo e cilësoi si “manipulim” mënyrën se si, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon këtë rast për të arsyetuar mospjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit. “Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajtje me vezë. S’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër.

Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo nuk është arsyeja sepse s’ka pasur. Unë e kam marrë një aksion simbolik, me kushtin që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. S’ka pasur skenar tjetër. Thashë: manipulim, edhe po e shfrytëzojnë këtë manipulim për mos-hyrjen në seancë”, tha ajo. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com