Lazio ka rritur interesimin për reprezentuesin kroat Josip Shutalo (26 vjeç), ndërsa “Tuttomercatoweb” shkruan se klubi nga Roma po përgatit një ofertë konkrete për Ajaxin.
Shutalo është zgjedhja e parë e Lazios për përforcimin e mbrojtjes, ndërsa drejtori sportiv Angelo Fabiani po përpiqet të gjejë formulën e duhur për ta bindur klubin holandez që ta lejojë mbrojtësin të transferohet në Romë.
Sipas raportimeve të fundit, Lazio po shqyrton një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje rreth 15 milionë euro, së bashku me një përqindje të lartë nga një shitje e ardhshme. Në artikull përmendet edhe Daniele Rugani, mbrojtësi i Juventusit, i cili i është ofruar Lazios. Megjithatë, ky opsion nuk e entuziazmon Gennaro Gattuson, ndaj Rugani nuk konsiderohet prioritet.
Pra, lajmi është pozitiv për Shutalon, Gattuso preferon mbrojtësin kroat, ndërsa Lazio po punon për ta realizuar transferimin nga Ajax.
