“Kisha nuk do të ndërtohet” – Asamblisti i Nismës në Vushtrri

0%

Asamblisti i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Kushtrim Veseli, ka reaguar lidhur me iniciativën për ndërtimin e një kishe katolike në fshatin Zagorë, duke thënë se projekti, sipas tij, nuk mund të realizohet pa u respektuar procedurat ligjore dhe dokumentet e planifikimit komunal.

Veseli ka thënë se kjo çështje është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ndërsa ka kundërshtuar, siç është shprehur, gjuhën përçarëse dhe nxitëse të urrejtjes ndërfetare të përdorur nga një person i lidhur me iniciativën, raporton Telegrafi.

“Ditëve të fundit është vendosur edhe gurthemeli në parcelën ku pretendohet se do të ndërtohet kjo kishë, gjë që me të drejtë ka ngritur shqetësime te banorët e fshatrave përreth”, ka shkruar Veseli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tentuan të vendosin gurthemelin e një kishe në Zagorë, Komuna e Vushtrrisë: Nuk ka leje ndërtimi Ai ka theksuar se pronësia mbi një parcelë, sipas tij, nuk nënkupton automatikisht të drejtën për ndërtim. “Pronësia mbi tokën nuk është leje ndërtimi.

Askush, qoftë individ, organizatë apo bashkësi fetare, nuk mund të ndërtojë çfarë të dojë, ku të dojë dhe kur të dojë vetëm sepse është pronar i një parcele”, ka deklaruar ai, shkruan Telegrafi. Sipas Veselit, çdo ndërtim duhet të jetë në përputhje me Planin Zhvillimor Komunal, dokumentet e planifikimit urbanistik dhe destinimin e përcaktuar për atë zonë.

Ai pretendon se, bazuar në dokumentet komunale të planifikimit që janë në fuqi, ndërtimi i kishës nuk është i paraparë në atë lokacion. Protestë kundër ndërtimit të kishës në Zagor të Vushtrrisë “Pra, me gjendjen dhe dokumentacionin aktual, kjo kishë nuk mund të ndërtohet. Pikë”, ka shkruar Veseli.

Asamblisti ka paralajmëruar se, në rast të vazhdimit të punimeve pa leje dhe në kundërshtim me dokumentet e planifikimit, do të kërkojë ndërhyrjen e organeve kompetente.

“Nëse, pavarësisht kësaj, dikush tenton të vazhdojë me ndërtim pa leje dhe në kundërshtim me dokumentet e planifikimit, si anëtar i Kuvendit Komunal, bashkë me kolegët e mi, do të kërkojmë nga organet kompetente ndërprerjen e punimeve dhe zbatimin e plotë të ligjit, deri te rrënimi i çdo ndërtimi ilegal kur plotësohen kushtet ligjore”, ka thënë ai. ​Pagëzime në Prishtinë pas ceremonisë së ndaluar në Zagorë, Gjergji: Nuk duam të përplasemi me vëllezërit tanë Megjithatë, Veseli ka theksuar se kundërshtimi i tij, sipas tij, nuk lidhet me përkatësinë fetare.

“Ne nuk jemi kundër Kishës Katolike, kundër katolikëve dhe as kundër ndonjë feje tjetër. Liria e besimit është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe bashkëjetesa fetare është vlerë e shoqërisë sonë dhe duhet ta mbrojmë”, ka shkruar ai. Në reagimin e tij, Veseli ka bërë thirrje që qytetarët dhe protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Besimi është i lirë, prona mbrohet, por ndërtimi bëhet me plan, me leje dhe me ligj”, ka deklaruar ai. Në fund, asamblisti i Nismës Socialdemokrate ka përfunduar reagimin me qëndrimin e tij të prerë: “Kusha nuk do të ndërtohet.Pikë”. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi