Napoli hedh sytë nga Premier League

0%

Napoli është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe ka bërë sondazhe për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, atë të Chelsea, Nicolas Jackson dhe lojtarin e Arsenal, Gabriel Jesus. Të tri këto lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e klubeve të tyre dhe do të largohen nga Premier League.

Ndaj, te Napoli janë duke shqyrtuar këto opsione, për t’i dhënë trajnerit Max Allegri një sulmues tjetër për sezonin e ri. “Sky Sports News” konfirmon se Jackson, i cili vlerësohet nga Chelsea me 65 milionë euro, ka të ngjarë të largohet nga Stamford Bridge këtë verë. Për lojtarin ka një interes edhe nga Aston Villa, duke shtuar konkurrencën e Napoli.

Ndërkohë, ekziston mundësia që largimi i Zirkzee mund t’i hapë rrugën Manchester United për të sjellë një sulmues në këtë afat kalimtar. Për holandezin, përveç Napoli, ka interes nga Serie A edhe nga Juventus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot