Adri Mehmeti i “hap derën” Kombëtares

0%

Është përfolur shpesh për të veshur fanelën kuqezi të Kombëtares, por ende nuk ka patur një lëvizje konkrete për ta afruar. Adri Mehmeti, talenti shqiptar që po zhvillon performanca të shkëlqyera me ekipin e RB New York në kampionatin amerikan ka dhënë disa deklarata të cilat mund të interpretohen si shpresëdhënëse për Shqipërinë në një të ardhme të afërt.

“Jam ende i hapur për të gjitha mundësitë. Sigurisht, të jesh pjesë e këtyre diskutimeve është diçka e madhe, por momentalisht jam këtu. Jam i përqëndruar plotësisht këtu sepse ky është edhe vendi ku vjen i gjithë zhvillimi im profesional. E si rrjedhojë, vjen më pas edhe ftesa nga Kombëtarja”, është përgjigjur Mehmeti.

Në këtë mënyrë, djaloshi 17-vjeçar e mban ende portën e hapur për të veshur fanelën e Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se emri i tij ka përfunduar gjithashtu në listën e vëzhgimeve nga trajneri Rolando Maran.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sa i përket vlerës së tij të përditësuar nga platforma e njohur “Transfermarkt”, Adri Mehmeti vijon të vlejë 6 milionë euro, rritje e konsiderueshme nëse marrim të mirëqenë fillimet e tij, 1 milionë euro kartoni i lojtarit në muajin shkurt.

Burimi: Bota Sot