Nick Kyrgios është pezulluar përkohësisht nga tenisi, pasi rezultoi pozitiv për kokainë. Australiani dorëzoi një mostër gjatë Mallorca Open më 22 qershor, e cila më vonë u zbulua se përmbante benzoilekgoninë, një metabolit të kokainës.
Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit tha se Kyrgios mund të apelojë kundër pezullimit të përkohshëm, por një gjë të tillë nuk e ka bërë deri më sot. Në një postim në Instagram, Kyrgios tha se bëri një gabim të madh dhe se merr përgjegjësi të plotë për të.
Sipas vendimit, Kyrgios nuk mund të luajë, të jetë trajner ose të marrë pjesë në Grand Slams ose në ndonjë ngjarje tenisi, deri në vendimin e një gjykate. 31-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë sezon, pasi ka pasur probleme me lëndime në gju dhe kyç të dorës.
