“Sirena” largimi për yllin e Kombëtares

0%

Kjo merkato e verës ka qenë tepër e ngarkuar për yjet e Kombëtares shqiptare. Shumë prej lojtarëve të formacionit kanë ndryshuar destinacion. Përmendim këtu kalimin e Mario Mitaj te Genoa, Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami në Arabi, Ylber Ramadani në Superligën turke, Mirlind Daku mbeti në Rusi por ndryshoi skuadër.

Mirëpo, këto nuk do të jetë të vetmet lëvizje, pasi ka ende lojtarë që mund të ndryshojnë njëjtë ambient. Këtë herë fjala është për Ardian Ismajlin, mbrojtësin e Torinos i cili është nën kontratë me këtë klub deri më 30 qershor të vitit 2027.

Raportimet që vijnë nga Italia, më konkretisht nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, thonë për një interesim të Udineses që e ka futur tashmë në listat e tyre 29 vjeçarin. Në këtë raportim, shkruhet se drejtuesit e bardhezinjve e kanë në fokus lojtarin dhe shumë shpejt mund të konsiderojnë një lëvizje më konkrete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot