Sot rihapet gjykimi ndaj vëllezërve Mehmetaj për vrasjen e trefishtë

0%

Sot, nga ora , rihapet gjykimi ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan në vitin 2021. Ndaj të akuzuarve është marrë vendim që rasti të zhvillohet në rigjykim, pas procedurave të mëparshme gjyqësore.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohet se sulmin e kryen për motive hakmarrjeje, duke pasur në shënjestër shoferin e autobusit, tashmë të ndjerin Gani Gjokaj. Sipas Prokurorisë, familja Mehmetaj e fajësonte Gjokajn për vetëvrasjen e Heroina Mehmetajt. Sulmi ndodhi më , kur autobusi i linjës Gjakovë–Deçan u sulmua me armë zjarri në Gllogjan.

Nga të shtënat mbetën të vrarë tre persona, përfshirë dy nxënës 17-vjeçarë, ndërsa një person tjetër u plagos rëndë. Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan Prokuroria pretendon se sulmi ishte planifikuar paraprakisht dhe se ishte realizuar në bashkëveprim nga të tre të akuzuarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rihapet gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan Motivi i vrasjes së trefishtë në Gllogjan dyshohet se është vetëvrasja e 20-vjeçares në qershor të vitit 2020 Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com