Callum Turner flet për herë të parë për martesën me Dua Lipën: Dita

0%

Aktori britanik Callum Turner ka folur për herë të parë publikisht për martesën e tij me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e cilësuar ceremoninë e dasmës në Itali si “të jashtëzakonshme”.

Në një intervistë për Esquire, Turner ka treguar se martesa me këngëtaren ishte “dita më e bukur e jetës sime”, ndërsa ka folur edhe për reagimin e publikut pas ceremonisë, të cilin e ka cilësuar si disi surreal.

“Shkuam në park dje dhe çdo person që kalonte pranë nesh na thoshte: ‘Urime!’ Është e çuditshme kur diçka kaq personale ndodh në jetën tënde dhe më pas flitet publikisht për të”, ka thënë ai. Turner, 36 vjeç, ka folur gjithashtu për të ardhmen dhe dëshirën e tij për të krijuar familje me Dua Lipën. “Jam 36 vjeç. Do të doja të kem një familje dhe të rris disa fëmijë”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti u martua fillimisht në një ceremoni private në Londër, në muajin maj, ku morën pjesë familjarët dhe miqtë më të afërt. Më pas, ata organizuan një ceremoni më të madhe në Palermo të Italisë, ku morën pjesë edhe emra të njohur të industrisë së muzikës dhe filmit, përfshirë Charli XCX, Mark Ronson dhe Elton John. Elton John madje performoi për çiftin hitin e tij të famshëm “Your Song”.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në vitin 2024, ndërsa këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre në vitin 2025. Në atë kohë, ajo e përshkroi vendimin për të kaluar jetën së bashku si “një ndjenjë vërtet të veçantë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com