Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Begracë dhe Kaçanik të

0%

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët se më 19 gusht do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat Begracë dhe Kaçanik i Vjetër. Sipas njoftimit, ndërprerja do të jetë pasojë e punimeve që do të zhvillohen në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi të pompave në Kaçanik të Vjetër.

Mungesa e ujit pritet të fillojë në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e punimeve. KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve gjatë kohës së realizimit të punimeve.

Burimi: Telegrafi