Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin

0%

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë një ndërhyrjeje në një fjalosje. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, në rrugën “28 Nëntori”, ku zyrtari policor kishte ndërhyrë pasi i dyshuari ishte përfshirë në një fjalosje me disa persona. Sipas Policisë, i dyshuari e ka kapur për dore dhe e ka tërhequr zyrtarin policor.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot