SHBA-ja dënon “përshkallëzimin e panevojshëm” pas sulmeve ajrore

0%

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një qortim të rrallë ndaj Izraelit pas raportimeve se ushtria izraelite goditi një bazë ajrore ushtarake siriane pranë kufirit turk, duke e quajtur sulmin “përshkallëzim të panevojshëm”, ka raportuar të mërkurën () BBC .

Tetë sulme ajrore goditën pistën dhe objektin e magazinimit të aeroportit Abu Duhur të martën, sipas televizionit shtetëror sirian, megjithëse nuk pati raportime për të lënduar. Izraeli, megjithëse nuk i ka komentuar drejtpërdrejt sulmet, ka thënë se Siria “ishte në prag të shkeljes” së status quos së sigurisë, duke akuzuar Damaskun se ka lejuar trupat turke të vendosen në bazën ajrore.

Siria dhe Turqia kanë fajësuar ushtrinë izraelite për sulmet për të cilat kanë thënë se kërcënojnë të përshkallëzojnë tensionet në rajon. Tom Barrack, ambasadori i SHBA-së në Turqi, i cili u emërua gjithashtu si i dërguari special i presidentit Donald Trump për Sirinë dhe Irakun, ka kritikuar sulmet në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi thellësisht të shqetësuar se sulmet ajrore të konfirmuara izraelite në bazën ajrore Abu al-Duhur përbëjnë përshkallëzim të panevojshëm që nuk përparon stabilitetin rajonal”, ka shkruar Barrack në X.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një deklaratë: “Izraeli dhe Siria ranë dakord për status-quo në çështjet e sigurisë, të cilën Siria ishte në prag të shkeljes duke lejuar trupat turke të vendosen në një bazë ajrore pranë Halepi”.

Ministria e Jashtme e Sirisë i ka quajtur sulmet “një akt të pajustifikuar agresioni” që rrezikon “sigurinë dhe stabilitetin” rajonal. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo