Ekskluzive | I kërkuar për narkotikë, Policia e lokalizon 21-vjeçarin

0%

Një 21-vjeçar i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Podujevë, pasi Policia arriti ta lokalizojë brenda lokalit të tij.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Vlerson Rrahimin rreth 21-vjeç, ndaj të cilit ishin aktive dy urdhëresa gjyqësore, përfshirë një urdhër-arrest që lidhet me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, Njësia për Parandalimin e Veprave Penale dhe Incidenteve kishte siguruar informacione përmes rrugëve operative se Rrahimi ndodhej në lokalin e tij “ Sonn Caffee ” në Podujevë. Policia ka ndërhyrë rreth orës të 17 gushtit, në rrugën “ Xhemajl Mustafa” , ku ka lokalizuar dhe arrestuar 21-vjeçarin. Ndaj tij janë realizuar dy urdhëresa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas arrestimit, Rrahimi është proceduar për t’u dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku sipas urdhëresës duhet të vuajë 12 muaj burgim. Por telashet me drejtësinë për të nuk përfundojnë këtu. Sipas të dhënave të rastit, ndaj 21-vjeçarit ishte shqiptuar edhe gjobë në vlerë prej 13 mijë eurosh.

Për shkak të mospagesës, kjo gjobë i është shndërruar në dënim me burgim prej 1 viti e 9 muajsh. Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është proceduar për ekzekutimin e dënimit sipas urdhëresave të gjykatës. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com