Forcat ruse kanë sulmuar me dronë gjatë natës qytetin e Zaporizhzhias në Ukrainë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhias, Ivan Fedorov. Sipas tij, nga sulmet janë dëmtuar ndërtesa banimi dhe objekte të tjera, ndërsa në një prej zonave të goditura ka shpërthyer edhe një zjarr.
Sulmet vijnë një ditë pas një vale të gjerë goditjesh ruse në Zaporizhia dhe zonat përreth. Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë 18 gushtit u raportuan dy të vrarë dhe 10 të plagosur, ndërsa forcat ruse kryen qindra sulme me dronë, përfshirë dronë FPV, si dhe sulme me artileri dhe sisteme raketore.
Autoritetet ukrainase raportuan gjithashtu 192 raste dëmtimi të banesave, automjeteve dhe infrastrukturës si pasojë e sulmeve. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë në zonat e goditura, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe të pasojave të sulmeve.
