​PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot janë dalë para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që ta thërras seancën konstituive të Kuvendit. Këtij tubimi sot iu bashkua edhe Rinia Demokratike e Kosovës.

Deputetët e PDK-së tash e disa ditë po qëndrojnë në hyrje të qeverisë, për ta ndaluar hyrjen e Kurtit me arsyetimin se është kryeministër ilegal. Aty deri tani kanë dalë deputetet Vlora Çitaku dhe Blera Deliu.

Burimi: Bota Sot