Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahce luan baras me Lyonin

0%

Fenerbahce nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Lyon, në kuadër të ndeshjes së parë të play-offit për Ligën e Kampionëve. Gjiganti turk u ndal në një barazim 1:1, në sfidën që rezultoi të jetë mjaft e baraspeshuar. Vedat Muriqi provoi të shënonte pas vetëm gjashtë minutave lojë por që goditja e tij fatkeqësisht shkoi larg portës.

Ishte Lyoni që arriti të zhbllokojë epërsinë falë Lois Openda, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Tolissos (40’). Megjithatë, Feneri e nisi fuqishëm pjesën e dytë për të barazuar rezultatin përmes Mason Greenwood, i cili dribloi dhe me një goditje të fortë e la portierin mysafir të shtangur (47’).

Feneri kishte mundësi për ta përmbysur epërsinë megjithatë Dorgeles Nene nuk a doli të shënonte nga afërsia (80’). Kësisoj, gjithçka mbetet e hapur për përballjen kthyese që zhvillohet në Francë javën tjetër./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi