Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme, më 19, 20 dhe do të mbajë mot me diell e vranësira të pakta kryesisht në zona malore. Të mërkurën, më , do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale do të variojnë nga 10 deri në 14 gradë celsius, kurse ato maksimale nga 24 deri në 30 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë. Të enjten, më , do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta priten kryesisht rreth zonave malore. Temperatura minimale do të variojnë 9 deri në 13 gradë celsius, maksimale nga 27 deri në 33 gradë celsius.
Era, sipas IHK-së, do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë. Ndërsa, të premten, më , do të mbajë mot kryesisht me diell. “Temperatura minimale do të variojnë nga 11 deri në 15gradë celsius, ndërsa ato maksimale nga 29 deri në 34 gradë ceslius.
Era o të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi 1deri në 5 metra në sekondë”- thuhet në njoftimin e IHK-së. Kushtet biometeorologjike Sipas IHK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të favorshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Po sipas IHK-së, temperaturat e larta gjatë orëve të mesditës, sidomos të enjten dhe të premten, mund të shkaktojnë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm. Kushtet agrometeorologjike Kushtet do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore.
Temperaturat e larta, sipas IH-K-ë do të favorizojnë proceset e pjekjes, ndërsa reshjet lokale të mundshme të martën mund të jenë të dobishme për lagështinë e tokës. IHK thotë se në zonat ku paraqiten reshje të shoqëruara me stuhi, erëra të forta dhe breshër, mund të ketë dëmtime lokale të kulturave.
IHK rekomandon shmangie nga qëndrimet e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sid he përdorim të mjeteve mbrojtëse nga rrezatimi i diellit.
