4 vatra zjarri mbeten aktive në vend, informon Ministria e Mbrojtjes. Sipas bilancit të orëve të fundit, situata më problematike vijon të mbetet në: * Dajt, Tiranë – Vijon puna për izolimin e vatrës me 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Priskë, vatra është riaktivizuar, por po ndiqet nga forcat operacionale dhe gjithashtu nuk rrezikon banesat. * Lufaj, Mirditë – Vatra mbetet aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Forcat janë pozicionuar pranë zonës dhe nuk ka rrezik për banesat. * Mali i Tërbunit, Pukë – Vijon operacioni në terren të vështirë.
Janë angazhuar 13 zjarrfikës, 8 punonjës të Shërbimit Pyjor, 45 forca bashkiake, 22 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Zjarri në Gurë-Lurë është shuar plotësisht, pas një operacioni me rreth 150 forca vendore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor.
Gjithashtu është shuar plotësisht vatra në Bruç, Mat, ndërsa vatrat në Qafë Helmes, Tharri dhe Selenicë janë në monitorim dhe pa rrezik për zonat e banuara.
