Radiotelevizioni i Kosovës ka shpallur konkurs publik për plotësimin e katër pozitave drejtuese, me mandat trevjeçar. Në bazë të kornizës ligjore dhe vendimit të Bordit të RTK-së, të marrë më , konkursi është hapur për pozitat e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale, Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje operative dhe teknologjike, Drejtorit të Kanaleve Televizive në gjuhën shqipe (RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4) dhe Drejtorit të RTK Radios.
Të gjitha pozitat kanë mandat trevjeçar, me mundësi rizgjedhjeje në përputhje me kushtet e përcaktuara. Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë kualifikim universitar dhe së paku tetë vjet përvojë pune profesionale, prej të cilave të paktën pesë vjet në menaxhim të mediave ose në fusha të tjera relevante.
Kandidatët nuk duhet të kenë ushtruar funksione politike gjatë tri viteve të fundit. Përveç formularit të aplikimit, CV-së, dëshmive të kualifikimit dhe përvojës së punës, dy letrave referuese dhe certifikatës nga gjykata, aplikantët duhet të dorëzojnë edhe një Koncept Strategjik deri në pesë faqe, në të cilin duhet të paraqesin vizionin për zhvillimin e RTK-së si transmetues publik.
Aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht, në zarf të mbyllur, në ndërtesën e RTK-së në Prishtinë, në adresën Rr. “Xhemajl Prishtina” Nr. 12, kati III, zyra 71/A. Konkursi është i hapur nga 18 gushti deri më , në orën . Për formularët e aplikimit dhe informatat e plota lidhur me kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm klikoni linkun e mposhtëm: / RTK
