Beqir Selimi, i arrestuari për fajde në Prizren, dikur ishte pjesë e

0%

Beqir Selimi, i njohur si “Beqë Prizreni”, njëri nga tre personat e arrestuar në aksionin kundër fajdes në Prizren, është emër i njohur për organet e drejtësisë dhe në të kaluarën është përmendur edhe si person i afërt me grupin e Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.

Selimi është parë në pamje të publikuara më herët nga mediat, ku shihet duke u përfshirë në një përleshje me Edison Hotin, në një incident ku ishte i pranishëm edhe Dibran Hoxhaj. Po ashtu, Selimi i kishte ofruar siguri Dibran Hoxhajt gjatë kohës sa ky i fundit ishte i lirë.

Emri i Selimit është rikthyer tash në vëmendje pas arrestimit në aksionin policor kundër fajdes në Prizren, ku dyshohet për veprën penale “Fajdeja” .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Krimet e ‘Kobrës’ dhe njerëzve të tij: Këta janë dy protagonistët e pamjeve të publikuara nga Sinjali Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdes në Prizren Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com