Rodri është zyrtarizuar ditën e sotme te Barcelona. Menjëherë ish-klubi i tij tashmë, Manchester City, e ka falënderuar spanjollin në rrjetet sociale të klubit duke reaguar shkurt “Faleminderit Rodri”. Ajo që ra në sy në këtë postim është “like” i dhënë nga Julian Alvarez.
Mediet dhe jo vetëm e kanë parë këtë “like” të Alvarez si një tjetër shenjë të tij për transferimin e aq shumë dëshiruar te Barcelona. Barcelona nga ana e saj ka bërë të ditur që do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për transferimin e Alvarez, brenda kësaj jave. Mbetet për t’u parë nëse Alvaraz do të bashkohet me Rodrin, me të cilin ka luajtur për dy sezone te Manchester City.
