Braktisi PS, Marjana Koçeku iu bashkohet qytetarëve sërish në shesh

0%

Në Tiranë po mbahet protesta e 80-të para Kryeministrisë, ku qytetarë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesve u është bashkuar sërish edhe deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, e cila më herët braktisi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Koçeku ka dalë në shesh për të mbështetur kërkesën për dorëheqjen e Ramës.

Deputetja ka qenë vazhdimisht kritike ndaj kryeministrit dhe qeverisë, veçanërisht pas vendimit të saj për t’u larguar nga Partia Socialiste dhe për t’iu bashkuar protestave. Edhe në protestat e mëparshme, Koçeku është shfaqur pranë qytetarëve, duke bërë të qartë qëndrimin e saj kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Protesta e sotme shënon protestën e 80-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot