80 ditë protesta kundër qeverisë, qytetari: Dorëheqja e Ramës e

0%

Sot dita e 80-të e protestës kundër qeverisë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Në protestë ishte edhe profesori i artit Everest Ymeraj, i cili deklaroi për ‘News 24’ se ka qenë pjesë e tubimeve prej 80 ditësh dhe se do të vazhdojë të protestojë.

“Dita e 80-të që marr pjesë dhe do të jem pjesë e protestës deri në ditët e fundit. Kërkoj çdo ditë të respektohen të drejtat e njeriut dhe ligjet. Shqetësimet tona janë të gjithanshme. Duhet të kuptojmë hallet e njëri-tjetrit dhe të lëmë mënjanë xhelozinë dhe inatin. Kërkesa jonë është dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës. Kriza civile dhe institucionale në Shqipëri është emergjente.

Zyrat e shtetit nuk funksionojnë” , tha Ymeraj. Ai u ndal edhe te mungesa e artistëve në protestë, duke pretenduar se shumë prej tyre janë të dekurajuar dhe druhen të marrin pjesë për shkak të paragjykimeve. “Shumë artistë janë të fyer, të dekurajuar. Më vjen keq që shumë kolegë të mi nuk janë në shesh. U bëj thirrje të reagojmë ndaj të keqes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kanë frikë të marrin pjesë në protesta, pasi kanë frikë edhe se mos paragjykohen” , deklaroi qytetari. Protestuesi paralajmëroi gjithashtu një pjesëmarrje masive gjatë muajit shtator, duke theksuar se pret që protestave t’u bashkohen më shumë të rinj. “Shtatori do të jetë i fuqishëm, do të vijë rinia. U bëj thirrje që, nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë shumë vonë.

Është rasti më i volitshëm për të hequr një të keqe”, u shpreh profesori.

Burimi: Bota Sot