Musiala humb ndjenjat përsëri në ndeshjen miqësore të Bayernit

0%

Në këto momente po zhvillohet ndeshja miqësore mes Heidenheimit dhe Bayern Munichut. “Bavarezët”, po tregojnë dominancën e tyre teksa po fitojnë me rezultat 2-4 ndaj skuadrës së Bundesliga 2. Por e gjithë vëmendja ishte te Jamal Musiala, i cili humbi ndjenjat përsëri pak minuta pasi u aktivizua në këtë ndeshje.

Një episod të tillë e pati edhe disa ditë më parë, ku u rrëzua në ndeshjen ndaj RB Leipzigut ku bashkëlojtari i tij, Ismael Saibari reagoi shpejtë duke e ndihmuar atë.

Burimi: Bota Sot