Haxhiu takon shefin e ri të EULEX-it, diskutohet sundimi i ligjit

0%

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu ka pritur të martën, më , në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Antero Lopes.

Gjatë takimit, është vlerësuar roli I EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, monitorimin e sistemit të drejtësisë si dhe angazhimin në çështje me rëndësi të veçantë, si trajtimi i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

“Vlerësova rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, monitorimin e sistemit të drejtësisë si dhe angazhimin në çështje me rëndësi të veçantë, si trajtimi i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”- ka shkruar Haxhiu në Facebook Po sipas, njoftimit u.d. presidentja Haxhiu i ka ofruar shefit të ri EULEX-it, Lopes, gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të Kosovës

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo