Shpërndaje në: Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit ka thënë se në këtë takim janë dakorduar që herën tjetër të shkohet me emra konkret për presidentin a presidenten e Republikës së Kosovës. Abdixhiku ka deklaruar gjithashtu se në këtë takim kanë kërkuar kohë për ta diskutuar brenda subjekteve.
“Nuk duam një president të parëndësishëm por një figurë që është e respektuar dhe e ushtron më dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Kosova ka figura të tilla, por gjendja dhe çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative me shoqërinë secili në mënyrë e vet para se të vijmë me emra konkret në takimin e ardhshëm.
E di që fokusi është për emra specifik, për këtë na duhet ende kohë. E mira është se gjërat janë shumë më të qarta, kërkojmë vetëm stabilitet institucional. U dakorduam që të vijmë me emra konkret në takimet e ardhshmë por në fund të ketë një emër”, ka thënë Abdixhiku.
