Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe

0%

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë shfaqur probleme shëndetësore në Britani pas shpërthimit të salmonelës, që dyshohet se lidhet me konsumimin e ushqimeve të përgatitura me vezë të importuara.

Autoriteti i Sigurisë Shëndetësore i Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një hetim për 207 raste të salmonelës të regjistruara gjatë vitit të kaluar, ndërsa shumica e rasteve janë raportuar gjatë javëve të fundit. Nga 207 rastet, 199 janë regjistruar në Angli, ku 47 prej tyre janë në Londër dhe 38 në Yorkshire dhe Humber.

Më shumë se një e treta e personave të infektuar kanë pasur nevojë për trajtim në spital. Mes të prekurve ka edhe foshnje, ndërsa mosha e pacientëve shkon deri në 90 vjeç. Dy persona kanë pasur probleme të rëndë, ndërsa shumica e pacientëve janë shëruar pa pasur nevojë për trajtim specifik, sipas BBC.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Simptomat e infeksionit nga salmonela përfshijnë dhimbje stomaku, diarre, të vjella dhe temperaturë. Ato zakonisht shfaqen 12 deri në 72 orë pas infektimit. Bakteri i salmonelës mund të gjendet në mish dhe shpendë të gjallë ose të pagatuar mirë, si dhe në vezë. Përgatitja dhe gatimi i duhur i ushqimit mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.

Po ashtu, ekspertët këshillojnë larjen e duarve pas përdorimit të tualetit dhe përpara prekjes apo përgatitjes së ushqimit. Në Mbretërinë e Bashkuar regjistrohen çdo vit mijëra raste të helmimit ushqimor të shkaktuara nga lloje të ndryshme të salmonelës.

Megjithatë, shpërthimet që lidhen me një lloj specifik të bakterit dhe që prekin një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë janë më të rralla.

Burimi: Bota Sot