Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, menjëherë pasi e përshkroi Ngushticën e Hormuzit si “territor të ri amerikan”, ka deklaruar se SHBA-të nuk janë duke u zhvilluar bisedime me Iranin, as nuk janë planifikuar. Në një postim në platformën e tij, Truth Social, Trump deklaroi se bllokada detare mbetet “në fuqi të plotë”.
Në të njëjtën kohë, ai pretendoi se ngushtica mbetet “e hapur dhe operacionale”. “Nuk ka bisedime ose diskutime me Republikën Islamike të Iranit. Bllokada detare mbetet në fuqi të plotë. Ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe funksionon normalisht. Të gjitha minat nënujore janë hequr ose shpërthyer. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” , shkroi ai.
